Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e partive të grupimit Bashkimi për Demokraci, për t’u përfaqësuar me komisionerët përkatës në komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore, në bazë të marrëveshjes paraelektorale, për ndarjen në përqindje të rezultatit të zgjedhjeve lokale.

Me këtë vendim të KQZ, Bashkimi për Demokraci, do të ketë vetëm një komisioner në komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore, të përbëra nga 7 anëtarë. 6 anëtarët e tjerë në këto komisione do t’u përkasin socialistëve, socialdemokratëve, republikanëve, PBDNJ, demokristianëve dhe PAD. Opozitarët Laço dhe Spahia deklaruan, se do ta padisin në Gjykatën e Lartë këtë vendim të KQZ./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame