Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte pranë Njësisë Bashkiake numër 7 ku aplikoi për pajisjen me letërnjoftim. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meta shfrytëzoi rastin për t’u bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë edhe ata pasi, sipas tij, ky proces është i rëndësishëm për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ilir Meta: “Dua t’ju bëj një mesazh të gjithë qytetarëve dhe të gjithë qytetarëve të këtij vendi që të aplikojnë për karta identiteti, pasi ky është një proces shumë i rëndësishëm jo vetëm për të garantuar të drejtën e tyre kushtetuese është edhe kontribut, që çdo qytetar realizon për të patur të gjitha shërbimet që ai kërkon nga shteti i tij. Është edhe një detyrim edhe në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit tonë.”

Gjithashtu Meta i kërkoi edhe një herë qeverisë të subvencionojë në maksimumin e mundshëm familjet me të ardhura të vogla, të cilat e kanë të pamundur përballimin e kostos së letërnjoftimeve./tvklan.al