Ismail Zeneli, i njohur edhe me emrin Luan Sadria, i konsideruar nga Prokuroria e Posaçme si anëtar i rëndësishëm i një grupi kriminal u ekstradua nga Spanja.

Ai iu dorëzua drejtësisë shqiptare e cila ka ngritur ndaj tij disa akuza, si përfshirja në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt portit të Valencias në Spanjë,

si dhe sigurim të kushteve për vrasjen e dy vëllezërve Albert e Edmond Nela.

Nga Kosova u soll në Shqipëri shtetasi Arben Lamçja, edhe ky i hetuar nga SPAK që thotë se është i lidhur ngushtë me organizatën kriminale të drejtuar nga dy vëllezërit Çopja.

Për llogari të tyre, hetuesit bësojnë bazuar në komunikimet e Sky dhe dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë se ai ka siguriar kushte për vrasjen e Nuredin Dumanit dhe se ka pastruar para.

Ndërkohë, me qëllim ekstradimi në vendin tonë, në Kolumbi u arrestuan Admir Tutaj i dyshuar se është përfshirë në trafikun e pistoletave drejt Anglisë dhe në Itali një 31-vjeçar në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Tv Klan