Kriza financiare vë me shpatulla pas muri qeverinë amerikane, e detyruar nga humbjet e miliarda dollarëve administrata e Bush ka vendosur mbylljen e bankës më të madhe të kredive Uashington Mutual. Fillesa e këtij falimentimi është mosarritja e marrëveshjeve për kreditë ka bërë që kjo bankë të kthehet në një viktimë tjetër e krizës. Asetet me vlerë mëse 300 miliard dollarësh u shitën JP Morgan Case kundrejt shumës prej 1.9 miliard dollarësh.

Sipas autoriteteve Uashington Mutual nuk mund të përballonte detyrimet për shkak të likuiditetit të pamjaftueshëm, ky është rasti më i fundit në serinë e kolapseve në sistemin financiar amerikan duke turbulluar më tepër përpjekjet e qeverisë e cila tani më shuam se kurrë duhet të marrë një vendim në lidhje me planin prej 700 miliard dollarësh,

Bisedimet e djeshme të Kongresit amerikan kanë përfunduar  pa asnjë rezultat pozitiv pasi ky autoritet kërkon që së pari të garantohet mënyra se si do të përdoren këto para. Pavarësisht këmbënguljes së presidentit  Bush për a miratuar planin dhe thirrjeve të kandidatëve Barack Obama dhe John Mccain për përshpejtim të hapave, ende nuk ka një vendim konkret. Është e dukshme që kriza financiare ka mbërthyer edhe politikën duke bërë që të mbetet e paqartë nëse  kandidatët për shtëpinë e Bardhë do të zhvillojnë ose jo debatin televiziv të planifikuar për sot në Misisipi./tvklan.al