Një refren që shoqëroi gjithë deklarimin e zëvendës presidentit KE Zhak Barro, i cili u shfaq edhe më optimist se vetë kryeministri Sali Berisha, pas një takimi që i kaloi parashikimet.

Barro do të thoshte hapur dhe prerë, se 2009 për Shqipërinë do të jetë vendimtare, përsa i takon liberalizimit të vizave ashtu dhe përfarimit të vendit me BE-në.

Progres domethënës ka shënuar vendi tha Barro, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e qeverisë.

Zhak Barro: “Konstatuam së bashku arritjet shumë domethënëse të Shqipërisë në këto kohët e  fundit. Pra ju e dini që është një vit shumë i rëndësishëm 2009 për Shqipërinë, ju sapo jeni pranuar në NATO, gjithashtu pikërisht në këtë vit 2009 keni bërë gjithashtu dhe kërkesën për kandidimin në BE dhe keni nënshkruar gjithashtu marrëveshjen me kontekstin për rishikimin e kufijve të jashtëm të Shqipërisë dhe sigurimin e tyre. Të gjitha këto janë momente shumë të rëndësishme për bashkëpunimin Shqipëri-BE. E di shumë mirë nga ana tjetër që shqiptarët dëshirojnë, shpresojnë dhe urojnë që gradualisht dhe progresivisht të shkojnë drejt asaj, realizimit të kësaj dëshire që është lëvizja e lirë e tyre dhe derisa të hiqet përfundimisht viza. Nuk mund të them sot se kur do të ndodhë pikërisht kjo gjë, por mund t’ju them se Shqipëria është duke avancuar pikërisht në këtë drejtim, duke respektuar agjendën e parashikuar për të arritur në këtë rezultat. Kemi 5 kushte të mëdha për ti plotësuar. Së pari, lufta kundër krimit të organizuar dhe sigurisht dua të falënderoj për këtë Shqipërinë, qeverinë shqiptare dhe zotin Berisha sepse kanë qenë vërtetë energjik në këtë drejtim në luftën kundër drogës, kundër krimit të organizuar, ku janë bërë vërtetë përparime të mëdha konkretisht me realizimin e disa mandat-arresteve të personave të inkriminuar dhe kjo në bashkëpunim të organeve shqiptare me vendet anëtare të BE-së.  Së dyti është lufta kundër korrupsionit sigurisht edhe aty janë bërë arritje. Ka reforma shumë të rëndësishme të cilat kanë filluar të japin frytet e tyre, por  unë e inkurajova zotin që në këtë drejtim duhet vazhduar ende lufta me përpjekjet. Gjithashtu pika e tretë ishte lufta kundër emigracionit klandestin dhe këtu unë vërtetë dua të falënderoj Shqipërinë që ka bërë një përpjekje shumë të madhe në këtë drejtim dhe dëshmi janë reagimit qeverisë italiane dhe autoriteteve greke që pranojnë një gjë të tillë. Së fundi qeveria ka pranuar dhe kjo është një tjetër gjë shumë pozitive të zbatojë marrëveshjen e këtij pranimi duke mos kthyer gjithë emigrantët klandestin që hyjnë në Shqipëri. Gjithashtu pika e katërt, kushti i katërt është puna që bëhet në sistemin gjyqësor është e vërtetë që kjo për ne ka një rëndësi shumë të madhe, ne jemi shumë të vëmendshëm ndaj ecurive në këtë drejtim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera të cilat dëshirojnë të bëhen anëtare të BE-së sepse dëshirojmë fort që drejtësia në gjitha këto vende, të jetë një shtyllë e fortë jo vetëm e pavaruar, por edhe e paanshme dhe e ndershme dhe për këtë ne falënderojmë Shqipërinë për përpjekjet që bën dhe them se ne mbështesim shumë shumë fort këtë lloj prirje. Gjithashtu pika e pestë është që ne kemi thënë se duhet të ketë një sistem shumë të mirë sigurie dhe këtu është rasti të them bravo, bravo, Shqipërisë për realizimin e pasaportave biometrike të cilat sigurisht do të premtojnë dhe do të bëjnë të mundur të ecet shpejt drejt liberalizimit të vizave.”

Kryeministri shqiptar garantoi se qeveria mbetet e vendosur për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Berisha falënderoi Barro për gjithë mbështetjen e komisionit për hapat domethënës të vendit, më i fundit aplikimi për statusin e vendit kandidat si dhe projekti serioz, ai i liberalizimit të vizave.

Sali Berisha: “E falënderova për mbështetjen që komisioni i ka dhënë këtij akti dhe kryesia e radhës…. /tvklan.al

Gazetare: Menata Zaimi