Sali Berisha: “Ju përshëndes ju, të përshëndes çdo shqiptarë dhe kudo që ndodhet dhe t’ju uroj këtë ditë historike për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar. Kjo është një ditë e madhe është një ditë historike në udhëtimin ton drejt të ardhmes që meritojmë. Ky është një rast për të shprehur dhe një herë mirënjohjen time më të thellë ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, sekretarit të përgjithshëm Scheffer, vendeve anëtare të saj, në veçanti ndaj presidentit George Bush.

Qeveria që unë kryesoj, e merr dhe e konsideron këtë firmë, si nj përgjegjësi të re të madhe për të zbatuar në këtë vend të gjitha standardet, kriteret, normat e vendeve anëtare të Aleancës Atlantikut të Veriut. Dua të garantoj vendet anëtare se për qeverinë time reforma kanë qenë dhe do të mbeten perpetuum mobile e saj dhe se do t’i përgjigjemi me seriozitet çdo kërkese që Aleanca të bëjë ndaj Shqipërisë.”/tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka

Operator: Metlin Kepi