Një ditë pas kthimit në atdhe kryeministri Fatos Nano zhvillojë një mbledhje urgjente me drejtuesit kryesorë të shtetit dhe një pjesë të kabinetit qeverisës, duke kërkuar menaxhim të kufijve, nxitje të liberalizimit të vizave, si dhe krijimin e një ligji antimafie.
Në këtë tryezë shefi i egzekutivit garantojë se do të mbështes Ministrin e Rendit Toska në shkarkimin e të paaftëve dhe të korruptuarve nga rradhet e policisë.
Fatos Nano: “Ne nuk jemi më demokratë se demokracitë perëndimore, që i hetojnë dhe i gjykojnë veprimtaritë e organizuara kriminale në lidhje specifike. Ligji i ri antitrafik, apo antimafia do të synojë në thelbin e vet kalimin e barrës së provës nga akuza te i pandehuri. Sigurisht kjo do të bëhet vetëm në krime tepër të rënd ato të tipit mafjoz apo të organizuara edhe në shkallë rajonale. Punonjësit e policisë së shtetit që ruajnë kufijtë duhet të bëhen përfundimisht shembull i rregullit, i ligjit dhe jo tolerancë ndaj krimit. Ne do të vazhdojmë veprimet ligjore dhe institucionale, për të ndëshkuar të gjithë zyrtarët e paaftë apo të korruptuar në policinë e shtetit apo në agjensitë e tjera. Kam mbështetur pa asnjë rezervë Ministrin e Rendit dhe do të vazhdojë të bëj të njëjtën gjë deri në largimin nga policia e shtetit apo nivele të tjera, të policëve apo nënpunësve më të fundit të paaftë apo të korruptuar. Në të njëjtën mënyrë do të kërkojë të votohet edhe me cilindo brenda apo jasht egzekutivit, nese do te ecet me ritme që nuk ju përgjigjen reformave dhe objektivave të shtetit ligjor në luftë kundër krimit dhe trafiqeve. Ngjarja e ndodhur 3 vjet më parë në bregun, detin e Vlorës na sjell në vëmëndjen tonë të përbashkët nevojën si për një kundërpërgjigje të rreptë ligjore ndaj cilitdo që tenton të kalojë kufinjtë shtetëror në mënyrë të paligjshme, ashtu edhe për të intensifikuar punën e egzekutivit dhe institucioneve shtetërore në mënyrë që qytetarët shqiptar të zgjerojnë mundësitë për lëvizjen e tyre të lirë. Ne nuk mund të lejojmë më që të viktimizohet i gjithë shteti dhe shoqëria shqiptare nga veprimet dhe pasojat e krimit të organizuar, qofshin ato me proteksion apo me nxitje zyrtarësh të korruptuar në çfardo instance.”
Krimi i organizuar shfaqet gjithnjë dhe më i sofistikuar, ndaj duhet bashkëpunim midis institucioneve. Kryeministri Nano kërkojë forcim të doganave, të shtohet kontrrolli në porte dhe aeroporte me qëllim që të mos penalizohen më kompani për çështjet e sigurisë kombëtare. Ndërësa shërbimi sekret sipas tij duhet të marrë dhe të japë informacione në kohë.
Fatos Nano: “Nuk mund të vazhdojmë të presim të marrim informacione për veprimatari kriminale vetëm nga mediat, me përpara se të informohemi nga Shërbimi Informativ Shtetëror.”