Lajme Arkiva 2003

Kryetari i komunitetit Mysliman Haxhi Haviz Sabi Koçi ka komanduar në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të këtij komuniteti, myftiun e Lushnjes zoti Zylyftar Dervishi. Ai është prezantuar në mbledhjen e jashtëzakonshme dhe të zhvilluar me dyer të mbyllura në Medresenë e Tiranës ku morrin pjesë rreth 90 myftinjtë nga i gjithë vendi. Mbledhja bëhet dy javë pas ekzekutimit të mistershëm të sekretarit të përgjithshëm të komunitetit Sali Tivari dhe në sigurinë e punonjësve të policisë.

Kreshnik Osmani: Hirësia e tij Haxhi Haviz Sabri Koçi komandoi një sekretar të përgjithshëm i cili do të marrë pjesë dhe do ët drejtojë këtë post. Zylyftar Myftiu është myftiu i zonës së Lushnjes i cili është edhe anëtar i komisionit të revizionimit në kryesinë e këshillit të përgjithshëm të komunitetit mysliman. Duket se krerët e komunitetit kanë nisur menjëherë ndryshimet brenda tij. Sipas drejtorit të zyrës së propagandës Kreshnik Osmani, Kryesia e komunitetit Mysliman do të riorganizohet duke anëtarësuar jo vetëm myftinjtë e rretheve, por edhe ata të zonave.

Kreshnik Osmani: Pra kemi të bëjmë tashmë me një situatë të re me një kryesi të re të Komunitetit Mysliman Shqiptar. kjo bëhet që të ketë më shumë njerëz, mendimet të jenë më të shumta në mënyrë që të mbërrijnë dhe të kemi përfundime konkrete dhe përfundime sa më të sakta në të ardhmen. Sigurisht, kjo kryesi e zgjeruar do të shikojë statutin e komunitetit mysliman shqiptar nëse duhet ët ndryshojë në pika të caktuara.

Në ditët pas vrasjes të sekretarit të përgjithshëm Sali Tivari Prokuroria deklaroi se pistat kryesore të hetimit kanë të bëjnë me konflikte pronësie brenda komunitetit. Ndërsa ish drejtues të komunitetit Informativ Shtetëror deklaruan se Sali Tivari ishte takuar me ta dhe kishte shfaqur shqetësimin se në komunitet po anëtarësoheshin persona të përgatitur në shkolla ushtarake dhe fetare në Arabi dhe që sipas tij po sjellin një frymë fondementaliste në komunitet.

Gjithnjë sipas drejtuesve të Shërbimit Informativ Shtetëror, Tivari mësohet ët jetë ankuar se këta persona po luftonin të merrnin kryesinë e komunitetit , por ekzistenca e elementëve të tillë në komunitetin Mysliman, mohohet thellë nga drejtori i zyrës së propagandës Kreshik Osmani. Absolutisht. Nuk bëhet fjalë këtu për një frymë fondementaliste brenda Komunitetit Mysliman Shqiptar./tvklan.al