Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka konstatuar vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës duke akuzuar për manipulator kryesor kryetarin e KQZ Ilirjan Celibashi.

Sali Berisha:“Para qytetarëve të Tiranës dhe qytetarëve shqiptarë, për të siguruar bandën që siguron vrasësit dhe që vret të drejtën kushtetuese të qytetarëve të Tiranës, se Tirana nuk është dushku, se ata perosnalisht dhe urdhërdhënësit e tyre do të përballen shumë shpejtë me Tiranën”.

Deklarata e një dite më parë e Ngjelës ku kërkojë dorëheqjen e presidentit, nuk i referohet Partisë Demokratike shprehet Berisha. Kryedemokrati shprehet ndryshe nga kandidati Ngjela i cili do të nis protesta me qytetarët e Tiranës në funksion të votës së lirë të udhëhequra nga vetë ai.
Spartak Ngjela: “Shumë shpejt brënda disa ditëve do të fillojmë revoltat, protestat masive në Tiranë në funksion të votës së lirë. Do ta marr vetë përsiper deri sa ta zgjidh”./tvklan.al