Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Nuk ka asnjë marrëveshje politike për bashkinë e Himarës. Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule deklaroi çeljen e fushatës elektorale në 6 Shtator në juglindje të vendit për të prezantuar kandidatët e saj në 97 njësitë vendore për kryetar bashkish dhe komunash.

Vangjel Dule:- “Bashkia e Himarës, e theksojë dhe do ta theksojë është një njësi administrative, si të gjitha njësitë e tjera administrative dhe aty, ata qytetarë kanë të drejtën që të shprehen me votën e tyre për autoritetin lokal që do të drejtojë 3-vjeçarin e ardhshëm. Në Himarë nuk vendoset asgjë tjetër veç këtij autoriteti për mandatin e ardhshëm. Rrjedhimisht do t’ju lutesha të gjithëve për një frymë konstruktive dhe PBDNJ do të jetë në qëndrimin e vetë e tillë si kudo, me qëllim që të mos përsëriten tensionet e padëshirueshme të zgjedhjeve të mëparshme lokale”.

Programi elektoral i kësaj partie përshkohet nga fryma integruese, ndaj slogani kryesor është “Me ne për të ardhmen europiane”. Nisur nga misioni i PBDNJ, slogani i dytë do të jetë “Bashkohu me ne, për të drejtat e tua”./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj