Lajme Arkiva 2004

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi shprehet skeptik ndaj këshillës së ambasadorit të OSBE-së Lipponen, për takimet direkte, apo indirekte Nano-Berisha. Duke e emëruar “martesë pa fëmijë” tryezën e parë mes tyre, Gjinushi thotë se vullneti politik për reformën zgjedhore  u shpreh në krijimin e kodit.

Tashmë problemi është teknik sipas tij. Duhet zbatuar kodi zgjedhor, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë dhe përgjigjen e kryeministrit Fatos Nano një ditë më parë ndaj Presidentit të  Republikës.

Skënder Gjinushi: “Ishte një dasmë që s’na la as fëmijë, na la vetëm një kod antikushtetues.  Vullneti është tepruar, por vullneti politik duhet të jetë që të mos e politizojmë kodin, pra të largohemi nga politizimi i kodit dhe nga hartimi i neneve nëpër zyrat e partive nga hartimi i çiftit Gjana-Ruka, ku me telefon jepen nga  Berisha apo nga Rusmajli dhe nuk merret vesh çfarë del në kod. Mjafton të shohim se si zgjidhet Komisioni Qendror që  të kuptojmë ça çorbe ka bërë politika. Dhe tani politika i ka konsumuar të tëra përpjekjet , vullneti i saj do të jetë që kodi do përpunim teknik”.

Po kështu edhe çështja e pronave që të vihet në zbatim duhet që autoriteti ti besohet adminitratës dhe jo politikës sipas kreut të  socialdemokratëve.

Skënder Gjinushi: “Këtu nuk ka pse të hyhet prapë në raportet pozitë-opozitë sepse ish pronarët janë në opozitë me ish sistemin, por në demokraci nuk janë as në pozitë as në opozitë. Bile me sa di unë Sala ka më pak prona se sa ne”./tvklan.al