“Kulla e Sahatit e lartë 35 m, deri më 1970-ën ishte objekti më ikonik i Tiranës dhe sigurisht më i larti. Shumë gjëra kanë ndryshuar sot, ama ky institucion “Monument Kulture i Kategorisë së I”, mbetet një nga më të vizituarit  nga turistët e huaj.”

Për të shkuar në pikën më të lartë, duhet të ngjisësh 90 shkallët në formë spiraleje, për të parë zemrën e qytetit.

“Në asnjë orar nuk e gjen bosh Kullën e Sahatit, pasi turistët preferojnë ta shikojnë nga këtu Tiranën nga lart.”

Të huajt kryesojnë në raport me vizitorët vendas. Cilido turist që viziton kryeqytetin, e ka në listën e vendeve që duhet ta shohë me patjetër.

“Na pëlqen shumë, Tirana është shumë e bukur.”

“Shumë vizitorë e shohin nëpërmjet televizorit, por ne patëm mundësinë që të vijmë këtu. Na pëlqen shumë, shumë.”

Drejtoresha e Turizmit, Ketrina Jarazi, pranë Bashkisë Tiranë, thotë se turistët nga Europa kryesojnë, megjithëse harta është zgjeruar edhe në kontinente të tjera.

“Kemi dhe turistë nga Amerika Qëndrore, Latine, Australia, kanë qenë goxha të shumtë dhe Azia.”

Ky 7-mujor ka patur një rritje pozitive të konsiderushme me 7-mujroin e vitit të kaluar.

“Kemi një rritje me 166% vizitorë më shumë tek Kulla e Sahatit se sa vitin që kaloi.”

Kulla e Sahtit është ndërtuar gjatë shekullit të IXX nga Haxhi Et’hem Beu, krahas Xhamisë së Et’hem Beut, ndërsa referencat historike thonë se edhe vetë qytetarët e Tiranës kanë kontribuar në ndërtimin e Kullës së Sahatit, e cila sot mbetet një dëshmi e periudhave historike nëpër të cilën ka kaluar qyteti.

Tv Klan