Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Nëse do të ketë apo jo kuota shtesë për pranimet në universitetet shqiptare do t’a vendosë vetëm këshilli i ministrave. Vetëm një urdhër i dalë nga kabineti qeveritar do të mund të shtojë numrin e studentëve të cilët do të vazhdojnë këtë vit studimet e larta. Por një shpresë për të gjithë konkurruesit të cilët janë renditur vetëm pak vende pas numrit të pranimit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, dot ishin vendet e mbetura bosh.

Dita e sotme ishte edhe afati i fundit për regjistrimin e studentëve fitues, pranë sekretarive të fakulteteve, pas kësaj date vendet e mbetura bosh do të plotësohen me studentët që janë poshtë vijës që ndan listën e konkurruesve fitues nga ata humbës. Deri në mesditë, në fakultetin ekonomik numërohesh plot 236 studentë fitues të paregjistruar, në fakultetin e Histori-Filologjisë 38, në fakultetin e Shkencave Sociale 64, në fakultetin e Drejtësisë 4 dhe në Mjekësi 36 studentë.

Rregullorja e vendosur nga Ministria e Arsimit për regjistrimin e studentëve fitues, parashikon se faza e parë e regjistrimit duhet të përfundonte vetëm pas 4 ditësh. Pas këtij afati, sekretaritë mësimore janë të detyruara të shpallin vendet bosh duke mos iu lënë shteg abuzimeve./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka