Linja hekurudhore, linja e re e transportit të kurdëve. Stacioni i trenit i kryeqytetit është shndërruar tashmë në vendnisjen e re të klandestinëve kurdë drejt Vlorës nga ku më pas i hipin skafeve për në brigjet italiane. Pas kontrollit dhe postblloqeve të policisë në Tiranë, kurdët por dhe klandestinët e tjerë jo orientalë kanë menduar alternativën tjetër, trenin.

Por kjo mesa duket është kapur në kohë nga agjentët e policisë kriminale në trenin e linjës Tiranë-Vlorë në stacionin e Fierit, Policia kapi 7 shtetas kurdë si dhe 12 të huaj të tjerë pa dokumenta me destinacion Vlorën.

Kapja e tyre dhe zbulimi i rrugës së re të transportit drejt Vlorës, treni për policët e tjerë duket sukses por problemi shtrohet se nga u futën këta kurdë në Kryeqytet. Aeroporti i Rinasit mbetet alternativa më e fortë dhe pse zyrtarë të policisë atje mundohen ta frenojnë këtë trafik ose të paktën kështu thuhet. Pas vendosjes së komandove në Portin e Durrësit kjo pikë mund të quhet dhe e pakalueshme. Ndaj një kontroll më i fortë në Rinas do të pengonte këtë trafik klandestin./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj