Nga videot e MTV-së në sallonet e bukurisë. Estetikë do thotë bukuri dhe jetë e nëse thonjtë janë të kuruar me pamje të shndërritshme dhe të shëndetshme sigurisht që përbëjnë një pikë force dhe bukurie në trupin e një femre.

Trajtimet e duarve në sallonet e bukurisë ofrojnë një sërë procesesh delikate që kërkojnë profesionalizëm dhe përgjegjësi.

Eri Sharmi, ashtu siç e njohin të gjithë klientët, ka mbi tetë vjet që ushtron profesionin e estetistes së duarve dhe për ne ajo mbetet mikja më e mirë që na siguron komfort dhe intimitet.

“Mund të them që është përfshirë jo vetëm Tirana, por Durrësi, Fieri, Vlora dhe nga rrethet vijnë për të bërë thonjtë. Do të thotë që kjo është bërë një kulturë tashmë, nuk është vetëm thjesht se do të shikojnë shoqja shoqen dhe duan të venë thonjtë, ose pse kanë një dasmë apo një sebep.”

Jo gjithmonë i kushtojnë vëmendjen e duhur trajtimit të duarve dhe pse duart e bukura janë një kartëvizitë e përkryer.

Gazetarja: Ke ndërhyrje të femrave gjatë punës?

“Ndërhyrjen pothuajse e kemi eliminuar fare. Kanë shumë besim. Vënia e thonjve nuk ka asnjë lloj rrezikshmërie thjesht duhet ditur mënyra e vendosjes së thonjve dhe mirëmbajtja e tyre.”

Ndërkohë që moda i do thonjtë e ngjyrosur, të shndërritshëm, fluoreshent, por mbi të gjitha shumë të trajtuara.

Bukuria nis nga thonjtë e duarve, të cilat me produktet e duhura, mund të përforcohen dhe zbukurohen në mënyrë të butë dhe duke respektuar integritetin e tyre dhe aty ku nuk arrin natyra ndërhyjnë manikyrët që i lejojnë të gjitha femrat të ndihen krenare.

“Nuk them që unë i kap klientët dhe i them ju duhet të vendosni thonjtë. Ato tashmë e dinë pse duhen vendosur thonjtë, sepse janë dy arsye: brenda një muaji ti shihesh vetëm një herë në muaj me estetisten. Dorën e ke gjithë muajin të rregullt. Thjesht unë e dashuroj këtë punë, e dua shumë dhe ka momente, dmth, që vërtet e ndjej veten shumë shumë mirë dhe mund të bëj art tek thonjtë”.

Estetika është një koncept i ri që është përqafuar shumë shpejt dhe nga shqiptarët. Kjo tregon se ata dinë ta vlerësojnë veten.

Gazetarja: Të kesh duart estetike dhe të bukura është gjëja më me vlerë sot për femrat shqiptare, por sigurisht që kjo të harxhon kohë dhe shumë para, por më besoni ja vlen”./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani