Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Dollari amerikan vazhdon paqëndrueshmërinë e tij në tregun ndërkombëtar dhe atë vendas. Në bursën ndërkombëtare, monedha e gjelbër ka shënuar nivelin më të ulët të saj, duke ulur dy pikë, kundrejt monedhës europiane euro. Vetëm një ditë më parë, një euro ka qenë e kuotuar në bursë me 1.14 dollarë. Ndërkohë sot, 1 euro është këmbyer me 1.16 dollarë.

Në agjencitë e këmbimit valutor në vend, 1 dollar është blerë me 121.2 lekë dhe është shitur me 121.5 lekë. Monedha e përbashkët europine ka ruajtur te njëjtin nivel me atë të një dite më parë. 1 euro është blerë me 140.1 lekë dhe është shitur me 140.3 lekë. Monedhat e tjera të huaja, si paundi britanik dhe franga zvicerane kanë ruajtur të njëjtin nivel kuotimi, në krahasim me një ditë më parë. Në këtë mënyrë leku shqiptar ka fituar dy pikë sot./tvklan.al