Teksa FBI po heton thellësisht ngjarjen e rëndë që ka tronditur SHBA-të, është zbuluar emri i atentatorit të ish-presidentit Donald Trump. Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për 20 vjeçarin Thomas Mattheë Crooks.

Në media është publikuar kjo foto e të riut që plagosi Trump:

Ky i fundit qëlloi disa herë në drejtim të Trump duke e plagosur në njërin vesh. Ngjarja ndodhi në Pensilvani, atje ku Trump po mbante fjalimin e tij para zgjedhësve. Autori i plagosjes u vra menjëherë nga forcat e Shërbimit Sekret.  

Mësohet se të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, ndërsa Trump ndodhet jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al