Ky është Dritan Nano, 58-vjeçari që policia thotë se është organizatori dhe porositësi i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Nano u shoqërua të mërkurën nga policia dhe nuk ka qenë shumë bashkëpunues me ta. Megjithatë siç raporton gazetari Besar Bajraktaraj ai ka pranuar konfliktin që ka pasur me avokatin Mëngjesi.

Kjo çështje dyshohet se ka qenë arsyeja pse u kërkua dhunimi i tij. Mëngjesi ka qenë përfaqësues në një proces civil për trashëgimin e një prone në Tiranë. Procesi është fituar nga ai, por dyshohet se Nano nuk ka pranuar të plotësojë kushtet ligjore të kontratës që kishte me të.

Nga hetimet e kryera, policia dyshohet se autorët nuk kanë qenë të paguar, por janë lidhje e afërt e organizatorit të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga Dorian Alia pasi u vetëdorëzua. Ndërkohë janë në kërkim Elton Kasaj e Drivald Alia si pjesëmarrës në sulm, ndërsa Romario Tabaku se i ka ndihmuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë që avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore./tvklan.al

zbulohen autoret dhunimit te sokol mengjesit
4 autorët e dhunës së avokatit Sokol Mëngjesi. Ata janë Romario Tabaku dhe kushërinjtë Elton Kasaj 33 vjeç dhe kushërinjtë Drivald Alia 21 vjeç e Dorian Alia 32 vjeç.