Sikur të mos mjaftonte humbja me parametra zero, PSG rrezikon akoma dhe më shumë të ardhura me Kylian Mbappe.

Sipas asaj që raportohet në mediat franceze, dy palët do të përplasen sërish. Këtë herë për shkak të disa detyrimeve të prapambetura. Duke iu referuar gazetës “L’Equipe” (LEKIP) Mbappe nuk ka marrë bonusin e shkurtit dhe rrogën e muajin prill.

Në total, drejtuesit e Paris Saint-Germain-it  duhet t’i paguajnë sulmuesit rreth 80 milionë euro. Kjo përplasje e re mes kampionëve francez dhe Kylian Mbappé vjen pas përjashtimit të futbollistit gjatë turneut veror në Japoni korrikun e kaluar.

Siç detajohet nga L’Equipe (LEKIP). Ideja e klubit kryeqytetas ishte që t’i paguante kapitenit të Francës bonusin e famshëm prej 80 milionë eurosh të besnikërisë në shkurt. Duke menduar të bindte Real Madridin që ta paguante dhe për rrjedhojë t’i garantonte vetes një lloj rimbursimi.

Por spanjollët nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duke detyruar PSG që ta shlyej ashtu sipas kontratës. Gazeta franceze saktëson se 25-vjeçari beson se mungesa e hapësirave në fund të sezonit, 11 ndeshje në total në 21 takimet e fundit lidhej me njoftimin për të ardhmen e tij. Nga pikëpamja kontraktuale. Ai është ende i lidhur me PSG-në për një muaj. para se sipas gjasave t’i bashkohet Real Madrid.

Klan News