Alexandre Lacazette ka thënë se është krenar që trajneri Thierry Henry, idhulli i tij i futbollit, i ka dhënë përgjegjësinë për ta udhëhequr ekipin olimpik të Francës.

Ai shpreson që me ndihmën e tifozëve vendës, Franca të fitojë medalje.

Lacazette për herë të fundit ka luajtur për Francën në vitin 2017.

Në një intervistë dhënë FIFA-s ai ka thënë se skuadra U23 e Francës që ka edhe tre futbollistë mbi këtë moshë, ka grup të vështirë.

Por, shpreson që Franca ta fitojë medaljen e dytë të artë në futboll.

“E kemi të gjithë ambicien e njëjtë, të fitojmë medalje”, – ka thënë 33-vjeçari. “Neve na motivon fakti se Lojërat Olimpike këtë verë do të mbahen në shtëpinë tonë”, – ka thënë Lacazette.

Ish-sulmuesi i Arsenalit ka thënë se Henry dëshiron të luajmë futboll sulmues, të bazuar në stil me posedim të topit.

“Taktikisht, ai mendon futboll sulmues. Dëshiron që ne të kënaqemi dhe të shfaqim atraksion edhe për tifozët”, – ka shtuar Lacazette.

Franca luan në Grupin A, ndërsa ndeshjen e parë e ka kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mërkurën, dy ditë para se Lojërat Olimpike në Paris të hapen zyrtarisht.

/tvklan.al