Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 20 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 20 Shtator 2024

Vonesat në kampin e Gjadrit, Rama: Ndërtimi, përgjegjësi e qeverisë italiane
Kryeministri Edi Rama thotë në një intervistë për televizionin italian “La Sete” se vonesat në hapjen e kampit të refugjatëve në Gjadër nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare pasi ndërtimi dhe administrimi i përket palës italiane.

Edhe Gjermania e interesuar për paktin Shqipëri – Itali për refugjatët
Gjermania është vendi europian i radhës që e sheh me interes marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Mediat pranë Brukselit shkruajnë se brenda koalicionit qeverisës kërkohet që ky model të shtrohet për diskutim.

Zbardhen shkeljet e kolegjit Wisdom. MAS: Jepte diploma për degë që nuk ishte licencuar
Zbardhen shkeljet që Ministria e Arsimit gjeti gjatë kontrollit në kolegjin universitar Uisdom për të cilin kanë nisur procedurat e mbylljes. Një nga shkeljet ishte dhënia e diplomave edhe për degë për të cilat ai nuk ishte licencuar.

53% më shumë vizitorë në Korrik në strukturat akomoduese. Kryeson Kosova, Polonia e Italia
Qëndrimi i vizitorëve të huaj në hotele dhe struktura akomoduese njohu një rritje me 53% në korrik ku numrin më të madh e patën turistët nga Kosova, Polonia dhe Italia. Turoperatorët thonë se prenotimet janë të larta edhe për vjeshtën.

Prishtina: “Banjska” mund të përseritet. Serbia mban ushtrinë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci paralajmëron se ngjarja e Banjskës mund të përsëritet pasi autorët janë të lirë në Serbi. Ai deklaron se siguria në veri është e kërcënuar pasi Beogradi vijon të mbajë forcat ushtarake në kufi.

Izraeli bombardon jugun e Libanit. Kreu i Hezbollahut: U shkelën vijat e kuqe
Ushtria izraelite bombardon pozicionet e Hezbollahut në jug të Libanit, duke vrare 8 persona dhe plagosur 59 te tjere. Ne mesin e te vrare eshte edhe komandanti i lartë i Hezbollahut, Ibrahim Aqil. Sulmi vjen pas valës 2-ditore të shpërthimeve në mjetet elektronike të komunikimit.

/tvklan.al