Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 7 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Oljana Maloku

Headlines 7 Korrik 2024

  • Drogë dhe arsenal armësh, 15 të arrestuar në Durrës. Në kërkim dhe drejtori i një shkolle 15 persona u arrestuan ndërsa 3 të tjerë, mes të cilëve edhe një drejtor shkolle, u shpallën ne kerkim si pjesë i një rrjeti për shpërndarjen e drogës në Durrës. Gjatë operacionit policia sekuestroi edhe një arsenal armësh.
  • Ulja e normës bazë dhe rritja e pagave, Ekspertët: Do të nxisë kredimarrjen në Lekë Ulja e normës bazë të interesit me 0.25% si dhe rritja e fundit e pagave ne administratë shihet nga ekspertët si lëvizje që pritet të ndikojë në rritjen e kredimarrjes nga qytetarët kryesisht në monedhën vendase.
  • 20% e fëmijëve konsumojnë pije me sheqer. Prevalenca në Shqipëri, më e lartë në rajon 20 përqind e fëmijëve në Shqipëri konsumojnë çdo dite pije me sheqer duke u prirur drejt obezitetit. Instituti i Shëndetit Publik thotë se prevalenca në vendin tonë rezulton më e lartë se në vendet e rajonit.
  • Rikthehet i nxehti Afrian. Termometri do të arrijë në 43 gradë Shqipëria përfshihet nga i nxehti afrikan me temperatura që javën e ardhshme pritet të arrijne deri ne 43 grade. Sinoptikanët parashikojnë që termometri të shënojë vlerat më të larta në Tiranë, Ebasan dhe Fier.
  • Sot raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë, Le Pen mund të mos arrijë shumicën për qeverinë Franca mban sot, nën masa të ashpra sigurie për shkak të rrezikut për trazira, raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Sondazhet parashikojnë sërish një fitore të ekstremit të djathtë të LE PEN, por nuk i japin asaj shumicën absolute për qeverinë.
  • Percaktohen gjysmëfinalistët e kampionatit Europian. Spanja përplaset me Franën, Holanda me Anglinë Përcaktohen 4 gjysmëfinalistët e kampionatit europian. Spanja do të luaj një tjetër finale të parakohshme me Francën, ndërsa Holanda do të ndeshet me Anglinë pretendente. Emocionet e këtyre sfidave do ti ndiqni në Klan dhe Klan Plus.