#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:05 data 7 Tetor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headline 7 Tetor 2022

Rritet me 22 lekë çmimi i naftës, tregtohetme 245 l/litër. Shtrenjtohet edhe benzina me 6 lekë.

Bordi i Transparencës vendos të rritë çmimet e karburanteve në vend. Shtrenjtim të ndjeshëm, prej 22 lekësh pëson nafta që do të tregtohet tashmë në 245 lekë/litri. Edhe benzina është rritur me 6 lekë ndërsa gazi nuk ndryshon. 

Çmimi i energjisë nuk ndryshon për tetorin. ERE: Fasha 800 kWh, në fuqi për nëntorin.

Bordi i Transparencës vendos të rritë çmimet e karburanteve në vend. Shtrenjtim të ndjeshëm, prej 22 lekësh pëson nafta që do të tregtohet tashmë në 245 lekë/litri. Edhe benzina është rritur me 6 lekë ndërsa gazi nuk ndryshon. 

Berisha: Primaret, bashkë me aleatët. Meta, mbështet kandidatët tanë, synon këshillat bashkiake.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha konfirmoi daljen me kandidatë të përbashkët të opozitës në zgjedhjet lokale. Ai tha se Meta do te mbështesë kandidatet e PD-së dhe se do te përqendrohet tek këshilltarët bashkiake.

Dëshmia e vëllezërve Beqiraj: “Katunari” porosity vrasjen e “Manecit” në Sukth.

Dy vëllezërit Beqiraj kanë rrëfyer se porosinë për vrasjen e Arben Mërkurit, i njohur me pseudonimin “Maneci” e morën nga jashtë. Në dosjen e siguruar nga TV Klan thuhet se komunikimi u bë me një aplikacion të veçantë.

Biden: Kërcënimet e Putin për një katastrofë bërthamore duhen marrë seriozisht.

Rreziku i një katastrofe bërthamore është në nivelin më të lartë që prej krizës së raketave kubane në vitet ’60. Paralajmërimi vjen nga presidenti amerikan Xho Bajden, i cili thotë se kërcënimet e Putinit duhen marrë seriozisht.

Avokatët e të drejtave të njeriut nga Ukraina dhe Bjellorusia marrin çmim Nobel për paqen.

Nobeli i Paqes shkoi për kundërshtarët e Vladimir Putinit, në ditën kur presidenti rus festoi 70-vjetorin. Një i burgosur i Lukashenkos si dhe dy organizata për të drejtat e njeriut, ukrainase dhe ruse janë fituesit e akademisë suedeze