Basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James do të jetë flamurmbajtësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike që mbahet të premten në Paris. 

Lojërat Olimpike mbyllen më 11 gusht, ndërsa ekipi i SHBA-së vlerësohet favorit për ta fituar medaljen e artë në basketboll. Po ashtu SHBA-ja vlerësohet favorite për të kryesuar në listën e medaljeve në Paris. 
Për yllin amerikan të basketbollit do të jetë hera e katërt që paraqitet në Lojërat Olimpike. Ai fitoi medalje të bronztë në Athinë në vitin 2004 dhe në Pekin 2008 si dhe të artën në Londër në vitin 2012. 

James: Është një nder i jashtëzakonshëm të përfaqësosh Shtetet e Bashkuara në skenën globale, veçanërisht në një moment që mund të bashkojë të gjithë botën. Kjo përgjegjësi do të thotë gjithçka jo vetëm për mua, por edhe për familjen time, të gjithë fëmijët në vendlindjen time, shokët e skuadrës, kolegët e ekipit olimpik dhe shumë njerëz në të gjithë vendin me aspirata të mëdha. Sporti ka fuqinë të na bashkoj të gjithëve dhe unë jam krenar që jam pjesë e këtij momenti të rëndësishëm.

Ai është ylli i parë i basketbollit që mban flamurin e SHBA-së në një ceremoni hapëse.

/tvklan.al