Ermir Lenjani ishte një nga zgjedhjet e Paolo Tramezzani kur shkoi te Sion si trajner. Një nisje problematike e kampionatit i zbriti në fund dhe kjo pasoi me largimin e Tramezzani. Lenjani nuk i humbi shpresat dhe tashmë po jep kontributin që Sion të qëndrojë në Superligën e Zvicrës.

Në përballjen me Luasanne, një rival direkt në objektivin mbijetesë, futbollisti i Kombëtares dha pasimin për golin e dytë që vulosi fitoren 2 – 0 në transfertë.

I papërmbajtshëm në krahun e majtë ai u përfshi në formacionin e javës së 28. Në këtë sezon Ermir Lenjani ka shënuar edhe 2 gola, duke treguar se nuk e humbet nuhatjen për golin. Te Sion është edhe Burim Kukeli, i cili ka patur probleme me dëmtimet që nuk po e lejojnë të tregojë përvojën e tij.

Tv Klan