Gati për të kryer histori! Telescopi James Webb u lëshua për në hapësirë këtë të shtunë. Misioni i pajisjes me vlerë 10 miliardë Dollarësh është që të tregojë yjet e para që ndriçuan universin.

Vëzhguesi hapësinor u nis nga Guiana franceze. Fluturimi për në orbitë zgjati gjysmë ore. Teleskopi është emëruar me emrin e një prej arkitektëve të Apollo Moon. Teleskopi Webb është pasardhësi i Hubble.

Për të kanë punuar agjencitë hapësinore në SHBA, Europë dhe Kanada. Ky teleskop është 100 herë më i fuqishëm se Hubble. “James Webb nis një udhëtim mbrapa në lindjen e universit”, tha zëdhënësi i Nasa, Rob Navias pasi raketa u nis nga Toka.

Me mijëra persona kanë punuar për këtë projekt për 30 vitet e fundit. Teleskopi Webb ka një peshë prej 6200 kilogramësh, është 6.5 metra i gjatë dhe mund të operojë në temperatura deri në -230 gradë Celsius./tvklan.al