Për të marrë një post drejtori në administratën shtetërore duhet të jeshe militant apo anëtar i një partie të majtë dhe më pas vijnë kriteret profesionale dhe teknike. Marrëveshja e fundit midis aleatëve, që do të qeverisin ëe koalicionin për integrim, zyrtarizon këtë fakt duke ndarë mes 6 partive në koalicion dhe poste drrejtorësh.

Levizja “MJAFT” ka reaguar pas kësaj duke kërkuar që këta sektorë të administratës të drejtohen nga njerëz të zgjedhur në bazë të kritereve profesionale dhe jo militante.

Erion Veliaj: “ Ne e kemi parë si shqetesim faktin që negociatat, perveç portit të ministrave dhe zv/ministrave, kanë prekur nivele të administratës publike, siç janë ato të drejtorive, apo sekretarëve të përgjithshëm. Sipas ligjit, nënpunësit për këto pozicione, duhet të zgjidhen me konkurs dhe janë në statusin e nënpunësit civil. Është alarmante që negociohet për të tilla poste, edhe institucionet, në varësi të kryeministrisë, janë gjithashtu poste teknike, për poste teknike nuk mund të bëhen pjesë e ndarjes së një plaçke politike. Sipas kësaj logjike, të gjthë ekspertët dhe njerëzit e aftë duhet të aderojnë në një parti politike, pa të aspirojnë që në kulmin e karrierës të jene sekretarë të përgjithshëm apo drejtorë të një drejtorie në fund të karrierës administrative.”

Qeveria e re nuk duhet të ngrihet në bazë pazaresh institucionale, u shpreh kjo lëvizje, duke paralajmeruar se kjo marreveshje trondit administratën shtetërore dhe statusin ligjor të punonjësve të saj./tvklan.al