Filloreta Kodra: “Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet kërkesat e drejta të minatorëve që kërkojnë zbatimin e ligjit dhe negociata me qeverinë. Nuk është rastësi që po ata minatorë, të cilët vunë në rrezik jetën e tyre për të rrëzuar diktaturën, pas 18 vjetësh përsëri rrezikojnë jetën për t’u përballur me arrogancën dhe arbitraritetin qeveritar. Greva e minatorëve është pasoja e goditjes së Kushtetutës dhe ringjalljes së autoritarizmit në natën e 21 Prillit ku u cenua rëndë pavarësia e institucioneve kushtetuese”./tvklan.al