Drini ka dalë dy herë nga shtrati brenda katër ditësh duke përmbytur qytetin dhe ishull Lezhën kthjellimi i motit dy ditët e fundit ka bërë që qyteti i Lezhës të dalë nga lagështira. Rrugë dhe shumica e lagjeve të përmbytura tashmë janë tharë, por problem mbetet shëndeti, rastet me ftohje e helmime janë pasoja pas përmbytjes me të cilat po përballet dhe spitali i Lezhës.

Mjekët janë në gatishmëri për ndërhyrje në rast të komplikacioneve të ndryshme që sipas tyre pritet të shtohen.

Banorja: Të hënën nisi uji, hyri uji aty afër, ajri ishte shumë ftohtë, të martën në mëngjes e solla këtu. Ngaqë i’u bllokua ajri fëmijës e solla këtu.

Gazetarja: Çfarë ju thanë mjekët? Nga se vuan?

Banorja: Mjekët thanë vuan nga laringjiti i fytit. E futën në avull pas pak u zhbllokua fëmija.

Mjeku: Në spitalin rajonal të Lezhës janë paraqitur tre raste, këto raste të moshës minore, dy janë shtruar gjatë 24 orshit të djeshëm dhe një është shtruar sot në mëngjes. Këta fëmijë dy janë me probleme pulmonare, komplikacione nga lagështira dhe nga të ftohtit që ka qenë këto ditë dh enjë është me diarre që mund të lidhet me një intoksikacion. Megjithatë dhe ne kemi marrë masat sepse presim që të kemi ngarkesë nga kjo përmbytje që ka ndodhur.

Në këto momente kapërcimi i emergjencës sipas kryetarit të bashkisë do të thotë të gjesh strehim dhe ushqim për të gjithë të përmbyturit. Problemet që kërkojnë zgjidhje emergjente sipas bashkisë Lezhë janë disiplinimi i ujërave, hapja e kanalizimeve dhe shtimi i 600 metra linear argjinaturë të Drinit. Pritat malore janë jashtë funksionimit.

Gjok Jaku: Sistemimi i lumit Drin kërkon investim të madh, kërkon jo vetëm thellimin e tij por dhe disiplinimin e ujit në të dy krahët e tij, po problemin na janë paraqitur dhe në lagjen e spitalit dhe në qafën e kalasë që ka rrëshkitje dhe kërkohet detyrimisht disiplinimi i ujërave përmes krijimit të një prite malore që bën të mundur futjen e ujërave të qafës së kalasë në kolektorin kryesor të qytetit.

Në fshatrat përreth Lezhës uji sështë terrur ende, banorët janë me sytë nga qieli duke shpresuar për një mot të mirë.

Shtëpitë e ishull Lezhës notojnë në ujë duke mos patur shumë komunikim me qytetin.

Banorja: Uji na ka hyrë në shtëpi. Është mbushur plot e përplot oborri, shtëpia, rrobat mobiliet të gjitha janë lagur. Na kanë ngordhur bagëtitë, pulat.

Ndërsa në qendër jeta është normalizuar funksionojnë dyqanet dhe lokalet. Malli më i shitur këto ditë janë çizmet, askush s’i ka hequr nga këmba dhe s’ka për ti harruar përmbytjet./tvklan.al