Deputetët e komisionit të ekonomisë miratuan në parim projektligjin e reformatorëve për ndalimin e importit të maiknave të përdorura. Reformatorët propozuan të ndalohej që në doganë hyrja e makinave deri në 6 vjet pas prodhimit, por ky kufij moshe pritet të rikonsiderohet për t’u shtyrë për arsye ekonomike. Ligji konsideron gjithashtu ndalimin e importit të gomave të përdorura si dhe heqjen e taksës doganore për makinat e reja.

Ridvan Bode: “Nuk besoj që është metodë ekonomike dhe normale që të fillojmë të bllokojmë automjete në varësi me datën e prodhimit të tyre. Ndotja e ambientit nuk ka të bëjë thjesht me afatin e prodhimit të automjeteve, ndotja e ambientit ka të bëjë me gjendjen teknike të automjeteve.”

“Mosha 6-vjeçare, që përcaktohet këtu, për të penguar maiknat për t’u futur në Shqipëri, është e paarsyeshme. Mosha mesatare e makinave në Evropë është 7.4 vjet, mosha mesatare e automjeteve tona është 10 vjet, pra nuk është ndonjë diferencë jashtëzakonisht e madhe nga mjetet e Evropës, gjithsesi këtu mund të veprohet.”

Taksa doganore aktuale e makinave të përdorura është 15% ndërsa projekti propozon që kjo taksë të zbresë nga 4 deri në 2%, me qëllim uljen e çmimeve për makinat e përdorura më të përshtatshme për ambientin. Propozimet e Partisë Demokrate të Reformuar pritet të pasyqorhen në amendamente për tre ligje, që kanë për qëllim uljen e nivelit të ndotjes së ambientit./tvklan.al