Lajme Arkiva 2003

Ligoraq Karamelo dhe Kristo Goxhi dhanë dorëheqjen nga funksionet e tyre drejtuese në Partinë e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut. Këshilli i përgjithshëm i PBDNJ-së u mblodh për të votëbesuar dy deputetët të cilët abstenuan në seancë kur votuan ministrat e rinj.

Por presioni i ardhur nga drejtuesit e partisë nuk kanë lënë vend që deputetët Karamelo dhe Goxhi të votoheshin në Këshillin e Përgjithshëm të Partisë.

Karamelo dhe Goxhi e kanë quajtur të paligjshëm diskutimin e përjashtimit të tyre nga partia dhe ndërsa sipas Karamelos votat e anëtarëve të këshillit të PBDNJ-së janë të blera, deklaroi ai para zhvillimit të mbledhjes.

Ligoraq Karamelo: Mbledhja është e parapërgatitur dhe nuk janë shpërndarë as rendi i ditës dhe as materialet. Tani sapo na u dha një mocion, u lexua nga kryetari një mocion mosbesimi gjoja i firmosur nga 1/3 e anëtarëve dhe asnjë nga anëtarët e KBD-së nuk e dinte se ç’është ky mocion, çfarë flet dhe kush e ka nënshkruar.

“Nuk është imponuar për asgjë, as gratë, se ka edhe gra, nuk është imponuar për asgjë, procedurat po vazhdojnë të qeta dhe normale, problemi nuk është midis partisë tonë dhe partive të tjera, është një problem i brendshëm i Partisë së të Drejtave të Njeriut. Ne nuk duam që kriza midis partive të transmetohet në krizë brenda Partisë të të Drejtave të Njeriut”.

Karamelo dhe Goxhi kanë deklaruar më parë se vota e tyre në seancë nuk ishte i kushtëzuar nga ndonjë vendim i partisë për të cilën ishte në dijeni edhe kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, para se të votoheshin ministrat e rinj.

Vangjel Dule: Pati natyrisht mendime të ndryshme në kryesinë e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Unifikimi i qëndrimeve deri në momentin aktual nuk ka qenë i mundur, rrjedhimisht do t’ju them votën time personale e cila do të jetë pro kabinetit qeveritar./tvklan.al