Lajme Arkiva 2003

Ndëshkimi i dy deputetëve të PBDNJ-së që abstenuan ministrat në parlament Ligoraq Karamelo dhe Kristo Goxhi, është shkelje e statutit të Partisë.

Sipas sekretarit të përgjithshëm Karamelo nëse ka mosmarrëveshje midis deputetëve në këtë rast në raportin ½ , atëherë duhet thirrur kongresi i jashtëzakonshëm i partisë në mënyrë që të pozicionohet politika që duhet të ndjekë kjo parti.

Ligoraq Karamelo: Meqenëse plani i tij nuk funksionoi, atëherë i duhet prerë koka, dhe këto koka janë dy deputetët e partisë.

Ngjyra e kartonit nuk ishte kushtëzuar për 3 deputetët e të Drejtave të Njeriut para se të hunin në seancë, shpjegon Karamelo, por qëndrimi i kryetarit Vangjel Dule sipas tij ndryshoi pas një takimi që pati me Nanon.

Ligoraq Karamelo: Fakti që ndëshkime të tilla vijnë nga kryetari i partisë në emër të qeverisë shqiptare dhe nga eksponentë të qeverisë shqiptare që përfaqësojnë PBDNJ-në përbën një ndërhyrje flagrante dhe një shkelje të hapur të identitetit dhe të moralit të Partisë të Drejtave të Njeriut./tvklan.al