Ka marrë fund dhe ankthi familjes Billa për fatin e djalit 15 vjeçar i cili prej dy ditësh mbahej peng. 48 orë pas telefonatës se djali është marrë peng dhe se do të lirohet pas dhënies së një shume parashë, familja priste me shqetësim sinjale për jetën e Helios, ndërësa dhjetra agjent krimesh ishin shpërndarë në zonën ku ishte parë për herë të fundit djali i biznesmenit Kosta Billa. Pengu është lënë i lirë, i rënduar nga disa ilace gjumi që është detyruar ti marrë nga pengmarrësit, Helios është detyruar te ec rreth 20 minuta në këmbë deri në qëndrën tregtare “Riviera” në qytet. Atje ka kërkuar ndihmën e personave të njohur për të telefonuar të atin, i cili sëbashku me drejtues të policisë kanë nxituar drejtë tij.

Helios Billa: “Më thotë një burrë, ishte me mustaqe me kapele nuk e njoha mirë, nuk e fiksova dot, hajde shtymë pak fugonin se më ka ngecur në një rrugë, shkova atje më drejtojë një pistoletë, më dha kokrrën”.

Gazetarja: Çfarë tip makine ishte ?

Helios Billa: “Ishte fugon i bardhë”.

Gazetarja: Targat pate mundësi t’ja dalloje ? Kush ishte tjetër në makinë ?

Helios Billa: “Ishin 4 veta, të gjithë të maskuar. Më thonin më jep numrin e babit nëse do të jeshë gjallë, më bën presion me pistoletë. Pasi i dhashë numrin më bëri efekt kokrra”.

Gazetarja: Kur u zgjuat ku e patë veten ?

Helios Billa: “Pashë veten në një shtëpi të largët, nuk kishte asnjë njeri, ishte bosh. Ata kishin kapuça te zi me sy të hapur”.

Gazetarja: Pistoleta kishin të katërt ?

Helios Billa: “Po të katërt ishin me armë, më lanë pastaj”.

Gazetarja: Si ju lanë, a mund ta përshkruani rrugën ? Kishit frikë gjatë gjithë kohës?

Helios Billa: “Nuk mund ta përshkruaj dot sepse isha në gjumë pa ndjenja, aty nuk është puna për frikë, është puna te pistoleta, tek presioni, aty është e gjitha”.

Babai i djalit, biznesmenit Kosta Billa nuk pranon të flas për marrjen peng dhe më pas rrethanat që çuan në lirimin e djalit të tij 15 vjeçar, ndërësa nëna Leonora falenderon zotin dhe policinë, duke mohuar faktin se është paguar një gjobë si kusht për lirimin e djalit.

Leonora Billa: “Jam shumë e gëzuar, shumë e lumtur, falenderoj zotin, shtetin, policinë, të gjithë ata që kanë marrë pjesë”.

Gazetarja: Kush ishte i pari që ju tha se djali është mirë, është gjetur ?

Leonora Billa: “Vetë djali qe na lajmeroj, hajdeni më merrni të “Riviera”, jam mirë dhe kërkoj të atin të shkoj ta merrte, vetë djali në orën 10 pa 10.

Gazetarja: Pas telefonatës së fundit pengmarrësit kishin komunikuar më me ju?

Leonora Billa: “Jo apsolutisht asnjëherë”.

Gazetarja: Megjithëse ora është 2 pas mesnate, këtu në policinë e Vlorës ende po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje, tashmë pengu 15 vjeçar është kthyer në shtëpi dhe ka treguar për policinë se peng e kanë marrë 4 persona, 3 prej tyre me maska dhe të armatosur, por duket se ngjarja është ende enigmë pasi nga drejtoria e policisë dhe nga grupi i punës nuk bëhet e ditur nëse janë indetifikuar auorët dhe si u arrit në lirimin e pengut”.

“Natyrisht ka persona të dyshuar, ende nuk ka persona të ndaluar, por gjithsesi shpresojmë që shumë shpejt të ndodhi”./tvklan.al