Qëndra e Lufës Kundër Trafiqeve e ngritur prej pothuajse dy vitesh në Vlorë nuk e ka kryer plotësisht misionin e sajë. Këtë e ka pranuar Ministri i Rendit Shqiptarë, Luan Rama, dhe Ministri i Brëndshëm i Gjermanisë, Schilly, pas takimit që patën në Berlin. Minisrtri Rama ishte i ftuar në një vizitë disa ditore në Gjermani. Pas bisedës kokë më kokë, dy ministrat u shprehën në koferencën për shtyp se policia Shqiptare dhe ajo Gjermane do të bashkëpunojnë në luftën kundër krimit dhe trafiqeve. Të pyetur nga gazetarët zoti Rama dhe zoti Schilly pranuan se në Qëndrën e Luftës Kundër Trafiqeve ne Vlorë duhet organizuar më mirë puna. Ministri Schilly mori premtimin e homologut Shqiptarë, Rama, se shumë shpejtë do të garantojmë kushtet optimale që qëndra të kryej plotësisht funksionin e sajë.

“E rëndësishme është se ne ndajmë të njëjtin angazhim, që kjo qëndër të bëhet realisht një institucion i rëndësishëm kundër krimit dhe trafiqeve në funksion të përballimit sëbashku të sfidave të së ardhmes”, u shpreh Rama.

Shqipëria do të bashkëpunojë me Gjermaninë dhe në luftën kundër terrorizmit, për këtë arsye pritet që uniforma policore Shqiptare të trajnohet ne këtë vënd. Delegacioni Shqiptarë vizitojë edhe zyrat e policisë kriminale, federale dhe asaj të kufirit me të cilat ka një porojekt bashkëpunimi. Ai do të nis me ardhjen e disa specialistëve ne muajin Dhjetorë ne Shqipëri.

Dy ministrat e brëndshëm nënshkruan në fund të takimit edhe marëveshjen e pranimit, e cila parashikon rikthimin e shtetasve Shqiptarë që ndodhen në Gjermani pa leje qëndrimi dhe që janë përfshirë në veprimtari të paligjëshme.

Gjatë vizitës së tijë ministi i rendit, Luan Rama, pati një takim të zgjeruar edhe me përfaqësuesit e qëndës Gjermane që prodhojnë pasaportat Shqiptare, drejtuesit e firmës e shoqëruan delegacionin Shqiptarë edhe në mjediset ku bëhet prodhimi i pasaportave, vend që për arsye sigure nuk u lejua të filmohej./tvklan.al