Lufta kundër krimit të organizuar ka mbledhur në një takim Ministrin e Drejtësisë Peçi, zv/Ministrin e Rendit Toska, Kryeprokurorin Sollaku, Ministrin e Financave Islami dhe Ambasadorin e Komisionit Europian për Europen juglinodre Salzman. Diskutimet u përqëndruan në përcaktimin e prioriteteve dhe hartimin e projekteve të qeverisë shqiptare për ta bërë luftën kundër krimit të organizuar dhe trrafiqeve të paligjshme sa më efektive.

Sipas ambasadorit Salzman kjo luftë është një plus për stabilizim-asocimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Komisioni Europian tha ambasadori Salzman ka vendosur të mbështes iniciativën e shtetit Shqiptarë për të luftuar trrafiqet e paligjshme dhe krimin e organizuar dhe për këtë arsye ka vendosur në dispozicion të qeverisë për vitin 2004 një fond prej 32 milion eurosh.

Spiro Peçi: “Të gjitha projektet e paraqitura dhe prioritetet e paraqitura gjetën mirëkuptimin e të dyja palëve, të Komisionit Europian dhe të përfaqsuesve të qeverisë shqiptare, të organizmave të tjerë që merren me luftën kundër krimit të organizuar”.

Takimi i sotëm zhvillohet në vijimsi të takimit të Selanikut, ku krerët ballkanik të rendit diskutuan për bërjen e një projektplani kundër krimit të organizuar./tvklan.al