Në Altos de Milagro Norte, një lagje e varfër në veri të Maracaibo në Venezuelën perëndimore, Carolina Leal, themeluese dhe drejtore e fondacionit të quajtur Duke ushqyer një ëndërr mban në krahët e saj Fabian, një djalë një vjeçar i cili peshon vetëm katër kilogramë.

Pas një kontrolli të shpejtë të peshës dhe gjatësisë së Fabianit, Carolina dhe nëna e fëmijës marrin makinën dhe nxitojnë në spitalin më të afërt për një kontroll mjekësor. Diagnoza e Fabianit është kequshqyerja dhe rreziku i ndalimit të frymëmarrjes.

47-vjeçarja thotë se fondacioni i tij pranon të paktën dy raste të fëmijëve të kequshqyer në javë. Sipas një sondazhi të kryer nga Universiteti Catolica Andres Bello rreth 41% e të anketuarve thanë se e anashkalojnë një vakt në ditë. Për situatën e vështirë ekonomike Leal flet sinqerisht dhe thotë se ajo ishte një mbështetëse besnike e ish-presidentit të ndjerë Hugo Chavez dhe pasardhësit të tij Nicolas Maduro, por ndaloi së mbështeturi ata për shkak të vështirësive të shumta me të cilat përballen shumë familje venezuelase.

“Unë kam qenë një mbështetëse e qeverisë së  ish-presidentit të ndjerë Hugo Chavez, por u lodha duke parë njerëzit duke  humbur jetën nga uria. U lodha duke parë njerëz që duartrokisnin për politikanët. U rebelova kundër tyre. Unë thashë, njerëzit e mi po vdesin nga uria. Unë kërkova ndihmë kudo, por askush nuk më ndihmoi as qeveria, as opozita”.

Shumë fëmijë të kequshqyer ecin drejt kuzhinës, në radhë për të ngrënë. Leal, së bashku me një punonjëse tjetër të  fondacionit, shpërndajnë ushqim për të prekurit nga uria. Fondacioni u shërben rreth një mijë fëmijëve, nënave dhe të moshuarve nga lagje të ndryshme në Maracaibo.

Leal shpreh zhgënjimin dhe keqardhjen që qeveria po përdor familjet e varfra në prag të zgjedhjeve.

“Situata politike na ka bërë të urrejmë, të  dëmtohen familjet dhe të jemi të uritur sepse njerëzit kanë pak të ardhura dhe nuk mund të bëjnë asgjë. Kështu ata përpiqen të jetojnë me ato pak që kanë. Ne nuk ishim mësuar me këtë. Ajo që ka ndodhur është se njerëzit janë përshtatur me këtë situatë”.

“Si ta trajtojmë këtë gjendje? Nëse njerëzit thonë, nëse ata më japin një thes me miell, atëherë unë shkoj dhe votoj”. Politikanët u japin njerëzve ushqime përpara zgjedhjeve dhe pastaj qytetarët votojnë për partinë në pushtet. Është një çmenduri. Ata që e vuajnë më shumë pasojat e këtyre veprimeve janë fëmijët të cilët janë grupi më vulnerabël”.

Venezuela do të mbajë zgjedhjet presidenciale në fund të korrikut, ku Maduro, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2013 dhe po kërkon rizgjedhjen në këtë post. Që me ardhjen e tij në pushtet situate ekonomike ka qenë e vështirë dhe ka patur një humbje prej 73.3% të produktit të brendshëm bruto.

Uria është një problem i njohur në Venezuelë, e cila vuajti vite inflacioni i lartë në gjysmën e dytë të dekadës së fundit, ndërsa qeveria e Maduro përpiqej të paguante borxhet e saj.

Shumë venezuelase përjetuan një situatë të vështirë ekonominë ndërsa miliona të tjerë u larguan nga vendi për të ndërtuar një jetë të re në vendet e tjera të Amerikës së Jugut.

Ndërkohë, mes betejës politike dhe krizës ekonomike, Leal thotë se do të vazhdojë të përqendrohet në shpëtimin e më të rrezikuarveqë janë fëmijët.

“Unë them, nëse bëhem presidente, nga t’ia nis? Sepse gjithçka është shkatërruar. Ku duhet të filloj? Me edukimin e fëmijëve. Sepse nëse dy nga 10 fëmijë edukohen, kjo është shumë e rëndësishme. Ne duhet të edukojmë fëmijët, për shkak të kësaj situate, po shohim fëmijë të dhunuar. Duhet të investojmë më shumë në arsim dhe ushqim”.

Klan News