Korporatat elektroenergjitike ka hapur prej katër ditësh portat e hidrocentralit të Vaut të Dejës për të mbrojtur hidrocentralet. Drejtori i prodhimit në KESH sqaron se portat mbeten ende të hapura ndërsa korporata është në gadishmëri të plotë për të menaxhuar situatën në ditët në vijim.
Luigj Pjetri: “KESH-i ka qënë dhe ësht në gadishmëri të plotë, portat e hidroçentralit janë tepër të rëndsishme, janë tepër jetike për ato vepra dhe për tërë zonën nënposhtë tyre. Ju jini dëshmitar të një porte t’ vogël n’Tiranë e cila nuk funksionoi nomralisht e çfarë pasojash solli. Portat e hidroçentralit të Fierzës, portat e hidroçentralt t’Komanit dhe të hidroçentralt t’Vaut t’Dejës kanë funksionu dhe funksionojn në mnyrë tëpër korrekte konform projektit.”
Sipas KESH-it, problematika e rreshjeve nuk është transmetuar në ndonjë furnizimi të situatës të furnizimit me energji elektrike në vend. /tvklan.al