Sportet ujore kanë një destinacion në vendin tonë. Është lumi Drin, lugina e të cilët po frekuentohet çdo vit e më shumë nga turistët.

Shumë persona e zgjjedhin për rafting apo kajak. Nuk janë vetëm vizitorë vendas, por zgjidhet edhe nga shumë të huaj të cilët eksplorojnë këtë oaz natyror në të gjithë gjatësinë e tij.

Ne gjetëm në Drin duke bërë rafting një grup vizitorësh nga Peruja që i kishte sjellë në Dibër një miku i tyre shqiptar. Ata vlerësojnë bukurinë e natyrës, por edhe mikpritjen.

“Ishim në Durrës dhe tani kemi ardhur në Dibër. Jemi në Drin të Zi për rafting. Lumi është fantastik. Natyra këtu ofron gjithçka.”

“Me ka impresionuar mikpritja e njerëzve. Janë shumë të sjellshëm. Më pëlqen natyraliteti i tyre. Vendi është fantastik. Gjithçka është e jashtëzakonshme, natyra, lumi, malet.”

“Janë shumë të kënaqur, madje e ka biletën me datë 8 dhe po mendojmë ta shtyjmë deri nga data 12 sepse do të ikim të shohim edhe plazhet e jugut. Po kënaqemi shumë, sidomos me ushqimin.”

Harta e turistëve është zgjeruar me kalimin e viteve. Drini zgjidhet për rafting edhe nga vizitorë nga Australia e largët

“Është një luginë që po frekuentohet shumë herë e më shumë nga turistë të huaj. Po vijnë gjithë Europa, por edhe nga Bota. Kemi turistë edhe nga Australia.”

Vizitorët janë të mrekulluar nga natyra dhe shumë prej tyre zgjedhin që të kthehen sërish

“Të gjithë turistët që përshkojnë këtë aventurë të paharueshme janë të mahnitur. E shijojnë adrenalinë, e shijojnë gjithë bukurinë, e shijojnë edhe atë që ju tregojmë ne gjatë rrugëtimit sepse gjithë rrugëtimi është me trashëgimi historiko-kulturore. Janë pafjalë, janë shumë të gëzuar dhe shumica prej tyre kërkojnë të vijnë përsëri.”

Lumi Drin është i lundrueshëm në të gjithë gjatësinë e tij që nga kufiri me Maqedoninë e Veriut deri në Skavicë. Përgjatë shtratit të lumit vizitorët mund të shohin atraksione të ndryshme kulturore.

Veç lumit Drin, Dibra ofron edhe një sërë destinacionesh të tjera si mali i Korabit apo liqenet e Lurës.

Klan News