Banorët e minibashkisë 6 kundërshtojnë veprimet e bashkiakut Rama, i cili ka vendosur prishjen e banesës në këtë zonë pa miratimin e minibashkisë.

Sipas kryetares së kësaj minibashkie në Kombinat, Luzhiana Abazi, ishte rënë dakord që të prishej vetëm dera e oborrit të shtëpisë në mënyrë që të krijohej një rrugë kalimi, por bashkia ka vendosur të shkojë më tej edhe pse nuk ka një projekt urbanistik.

Luzhiana Abazi: “U detyrova të rri këtu që ky gardh të mos prishet. Nuk ka asnjë projekt rruge, nuk ka asnjë studim dhe nuk e kuptoj pse po prishet, ndërkohë që projektet i bën njësia bashkiake, nuk ka asnjë propozim nga bashkia e madhe dhe jam e detyruar të dal në mbrojtje të komunitetit të Kombinatit. Unë pata një komunikim verbal me kryetarin e bashkisë që nuk mund të të them dot absolutisht asnjë fjalë nga përgjigjet që më dha kryetari i bashkisë”.

Ndërkohë që ka mbërritur edhe reagimi i banorëve.

“Në qoftë se shteti do të bëjë pallate edhe të nxjerrë soj ne jemi dakord, por këto kanë ardhur me dhunë, Edi Rama”.

Megjithatë plani i bashkisë për të prishur oborrin e shtëpisë ka dështuar dhe fadromat janë kthyer prapa pasi kanë hasur rezistencën e banorëve./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro