Kur thua Lyrical Son, mendja të shkon edhe te MC Kresha. Prej vitesh tashmë dyshja e njohur kanë bombarduar industrinë e muzikës me hite të njëpasnjëshme duke e pasur gjithnjë mes tyre një miqësi dhe bashkëpunim që e sheh pak në art.

Me një kimi të tillë, suksesi nuk ka qenë kurrë një pikëpyetje për dy reperët e suksesshëm. Lyrical Son, gjysma e dyshes gjeniale të repit, në intervistën për “Rudina” në Tv Klan, e konsideron kolegun e tij shumë më shumë se shok, ndonëse zihen për gjithçka.

Rudina Magjistari: Marrëdhënia që ke me MC Kreshën, jeni të dy shumë të njohur, shumë të talentuar, shumë origjinalë dhe shumë miq me njëri-tjetrin.

Lyrical Son: Ne jemi për inat t’njoni-tjetrit, për njëri-tjetrin.

Rudina Magjistari: A ka diçka për të cilën ju debatoni, diçka për të cilën jeni zënë me njëri-tjetrin?

Lyrical Son: Gjithçka, gjithçka. Nëse një shoqëri e mirëfilltë dhe një miqësi që e kam me MC Kreshën që nuk mundem ta konsideroj shok se shokë kam shumë e MC Kresha kam vetëm një. Është e pamundur të mos kemi ndonjë lloj debati apo si në Amerikë që thonë “we agree to disagree”, kështu që gjithmonë debatojmë, sidomos për muzikë sepse të dy jemi shumë ndryshe me njëri-tjetrin, por na ka shkuar aq mirë. Po flas ndryshe muzikalisht, jo si persona se si persona jemi shumë të njëjtë, në fakt edhe me shije jemi përafërsisht të njëjtë, por si artistë jemi shumë ndryshe  dhe e kemi ndihmuar shumë njëri-tjetrin në këtë rast. Unë e kam zhvilluar Lyrical Sonin duke bërë muzikë me MC Kreshën dhe besoj që MC Kresha e ka bërë të njëjtën gjë. Është diçka që fitohet dhe bëhet me rrugë, rrugës së suksesit në këtë rast, rrugës së gjithë kësaj karriere dhe bagazhi që kemi krijuar me MC Kreshën se bashkë të dy kemi 8 albume dhe asnjë nuk është nën 20, 25, 28, 22, 15 këngë. Ka shumë këngë dhe përmbajtje të mirë që ne mburremi shumë dhe ndoshta edhe problemi më i madh që kemi momentalisht është çfarë të këndojmë, por s’dimë ç’të këndojmë më përpara brenda asaj një ore./tvklan.al