Familja e Lyrical Son përbëhet nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tyre, me të cilat artisti tregon se ka një lidhje të fortë dhe “lë kokën pas tyre”. I ngacmuar nga Rudina Magjistari gjatë emisionit “Rudina” në Tv Klan, Lyrical Son rrëfen se në planet e ardhshme, familja do të zgjerohet.

Rudina Magjistari: Do doje të kishe edhe një djalë, e keni në plan?

Lyrical Son: Po të ma bëje këtë pyetje para 4-5 vjetëve do të kisha thënë “po”, nuk mund të gënjej tani e të them që nuk dua. Por vetë fakti që kam parë shumë gjatë këtyre dy viteve dhe kam përjetuar këtë pandeminë, kam qejf, po e planifikoj të kem prapë fëmijë, por me rëndësi është shëndeti, pas gjithë asaj po i referohem asaj që thashë më herët. Për gjërat që kam parë deri më tani, tani shqetësohem vetëm për shëndetin e fëmijës. A është djalë apo vajzë nuk më intereson, më intereson vetëm të ketë shëndet se ajo është kryesorja./tvklan.al