Presidenti francez Emmanuel Macron priti organizatorët e Olimpiadës Paris 2024 në pallatin presidencial Elysee.

Duke folur një ditë pas mbylljes së lojërave verore, Macron falënderoi ata që morën pjesë në përgatitjen e eventit dhe që siguruan që gjithçka të shkonte në mënyrën më të mirë të mundshme.

Emanuel Macron, Presidenti i Francës: Për vite, muaj e javë, të gjithë na thoshin se nuk ishte e realizueshme, se ceremonia e hapjes ishte një çmenduri, se siguria nuk ishte e garantueshme, se Lumi Sena nuk do të ishte kurrë i notueshëm, se francezët nuk mund të ishin kurrë në pesëshen e parë. në tabelën e medaljeve. Të tilla lojëra kemi vetëm një herë në shekull. Ceremonia në lumin Senë, një herë në një mijëvjeçar. Lojëra si këto, do të shikojmë se kush do të arrijë ti bëjë kështu! Por ju e bëtë dhe ne e bëmë!

Lojërat Olimpike të Parisit të zhvilluara këtë verë, magjepsën botën dhe riafirmuan krenarinë kombëtare franceze.

Por me përfundimin e ceremonisë së mbylljes, Macron tani duhet të përballet me një krizë politike të cilën kishte arritur ta menaxhonte deri në përfundimin e eventit.

Bisedimet mbi vendet e punës në qeveri dhe shkurtimet e buxhetit po shtohen, e kjo do të shtojë zemërimin e votuesve.

Klan News