Edhe për skaj paralajmërimeve të kundërta, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, kanë vendosur të dalë me kandidatë të tyre edhe në garën presidenciale në Maqedoni. BDI i ka propozuar për kandidat të vetin ish-deputetin Agron Buxhaku, kurse PDSH do të garoj me Mirushe Hoxhën, drejtoreshën e parë të Institutin për Trashëgimi Kulturore “Pjetër Bogdani”.

Në këtë mënyrë numri i kandidatëve shqiptarë në zgjedhjet presidenciale është rritur në 4 me çka janë zvogëluar gjasat që kandidatët shqiptarë të … në rrethin e dytë të zgjedhjeve, e lërë më të fitojnë në garën për president. Më herët kandidim për president e ka paralajmëruar kryetari demokracisë së re Imer Selmani, i cili veç me ka grumbulluar 10 mijë nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve si dhe veterani i politikës shqiptare në Maqedoni Nevzat Halili, i cili do ta ketë dhe mbështetjen e partisë për prosperitet demokratik.

Në Maqedoni ka gjithsej 1700.000 votues, prej të cilëve rreth 500.000 janë shqiptarë. Me dështimin e  tentimeve që partisë shqiptare në Maqedoni të dalë me kandidat të përbashkët janë fundosur edhe gjasat që shqiptarët të marrin pjesë më seriozisht në këtë garë, ku do të ballafaqohen edhe me 6 kandidat tjerë maqedonas. Andaj 2 javë pas rrethit të parëm, subjektet shqiptare me siguri do të jenë të detyruara të abstenojnë nga votimet ose të përkrahin njërin prej 2 kandidatëve maqedonas i cili do të plasohet në raundin e dytë.

Nga Shkupi për TV Klan Isen Saliu./tvklan.al

Gazetari: Isen Saliu

Montazh: Vilma Halilaj