Maqedonia voton sot për presidentin e vendit dhe kryetarët e komunave. Mbi një milion e 700 mijë votues janë thirrur në këto zgjedhje. Afro 3000 qendrat  votimit janë çelur në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19 të mbrëmjes.

Rezultatet e para paraprakë priten të dalën pak orë më vonë. KQZ ka hapsur vështirësi në shpërndarjen e materialit zgjedhor në zonat malore për shkak të sasisë së madhe të dëborës të rënë një ditë më parë. Afro 103 qendra votimi nuk u çelën dot për shkak të dëborës

Në garën presidenciale janë shtatë kandidatë, mes të cilëve tre shqiptarë. Imer Selmani nga Demokracia e Re, Mirushe Hoxha nga PDSH-ja, Agron Buxhaku nga BDI-ja, ndërsa kandidatët maqedonas janë George Ivanov nga VMRO-DPMNE, kandidati i pavarur Lube Boshkoski, Lubomir Fërçkovskit kandidat i LSDM-së në opozitë dhe Nano Ruzhin nga PLD-ja.

Sondazhet më të fundit thonë se kandidati i VMRO-DPMNE George Ivanov mund të marrë 25 % të votave,  Ljube Boskovski vjen i katërti i ndjekur nga Agron Buxhaku i BDI. Ndërsa kandidatja e parë në këto zgjedhje që vjen nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare Mirushe Hoxha pritet të marrë vetëm 1.6 % të votave. 

Megjithatë gjasat janë të pakta për daljen e një fituesi që në raundin e parë. Për kryetarë komunash garojnë mbi 700 kandidatë. Zgjedhjet e sotme konsiderohen si ndër më të ndërlikuarat që ka patur ndonjëherë Maqedonia, për shkak se votohet njëkohësisht për presidentin e vendit, për kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunal në lista të veçanta votimi.

Banorët e Shkupit madje duhet të plotësojnë edhe dy fletë votimi më shumë, një për prefektin dhe një për këshillin e qytetit. Shqiptarët pritet të fitojnë postet e prefektëve në Tetovë, Gostivar, Dibër të Madhe, në Çahir të Shkupit dhe në Strugë si dhe në disa komuna rurale.

 Maqedonasit ndërkaq tregohen skeptikë për sa i përket fituesit të këtyre zgjedhjeve. Dimitër Ilijevski thotë se të gjithë kandidatët në këtë garë e kanë trajtuar vendin keq. Disa të tjerë presin rritje pensionesh dhe liderë që të mendojnë për popullin. Ky proces do të ndiqet nga afro 7 mijë vëzhgues vendor dhe të huaj. Rreth 8500 policë janë angazhuar për të garantuar ecurinë e qetë të këtij procesi./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle