Lajme Arkiva 2003

Maratona e Këngës Popullore qytetare në televizionin Klan ka shënuar mbrëmjen e 13 të saj. Ky spektakël i madh që transmetohet në mbarë hapësirat shqiptare shënoi fundin e konkurrimit për këngëtarët pjesëmarrës në festivalin e Disko-Folkut.

Në këtë mbrëmje konkurruan mes tyre në këtë festival këngëtarët Selami Kolonja, Kleopatra Dokle, grupi Ali Pashë Tepelena, Agim Poshka, Eranda Libohova dhe Rovena Dilo dukë e çuar kështu në mbi 60 numrin e artistëve konkurrues. Ndërkohë qyteti i fundit që është prezantuar në këtë spektakël ka qenë pikërisht ai i Prishtinës.

Me këtë rast kanë mbërritur në Tiranë të ftuar nga organizatorët e këtij spektakli një grup me artistë dhe personalitete të shquara të jetës kulturore dhe artistike të Kosovës si këngëtarja e mirënjohur Nexhmije Pagarusha, këngëtarët Naim Krasniqi, Mihrije Braha, Ganimete Shanica e mjaft të tjerë.

I ftuar special i kësaj mbrëmjeje ka qenë edhe një nga zërat më të spikatur të muzikës shqiptare me origjinë kosovare Avni Mula. Edhe njëherë stafi organizator ka përcjelle drejtpërdrejtë për publikun shqiptar një spektakël të një niveli tepër të lartë artistik dhe me vlera të rralla për ruajtjen e traditës dhe muzikës popullore shqiptare.

Pas kësaj mbrëmje do të organizohen dy gjysmëfinale të këtij spektakli për të mbërritur në finalen e madhe të edicionit të dytë të Maratonës së Këngës Popullore Qytetare./tvklan.al

Tags: