Aktorët e njohur të serialit “Stina e qershive”, Özge Gürel dhe Serkan Çayoğlu ndodhen në Argjentinë për të takuar fansat e tyre.

Çifti i njohur si ‘Oyku’ dhe ‘Ayaz’ nisën të dashuroheshin në serialin në të cilin ishin partnerë. Ata janë përmendur shpeshherë si shembull për martesën e tyre të lumtur.

Özge Gürel dhe Serkan Çayoğlu kanë tërhequr vëmendjen edhe me lidhjet e thella që kanë krijuar me fansat e tyre në mbarë botën.

Sipas gazetares Birsen Altunas së fundmi ata kanë zgjedhur të jenë pranë fansave të tyre në Argjentinë, e cila është rreth 13 mijë kilometra larg Turqisë.

Dy aktorët e suksesshëm do të takohen me fansat e tyre nga rajone të ndryshme të Amerikës Latine, këtë të shtunë./tvklan.al