Sot nis Europiani i 17, emocione që do të përcillen për 1 muaj në Tv Klan, deri në finalen e 14 Korrikut, që do të luhet në Berlin dhe do të shoqërohet me emisione speciale dhe lidhje direkte nga Gjermania. Festa e madhe e futbollit kontinental do të mbajë të mbërthyer jo vetëm tifozët nga 24 vendet pjesëmarrëse, por të gjithë botën.

Gjermania mikpritëse e turneut do ta luajë në orën 21:00 në Mynih, përballjen ndaj Skocisë, që erdhi në Europian si e dyta në grupin kualifikues të fituar nga Spanja. Rreth 1 orë më herët, do të jetë ceremonia hapëse, ku do të nderohet edhe Franz Beckenbauer, i cili u shua rreth 1 vit më parë.

Përfaqësuesja gjermane është 3 herë fituese e Kampionatit Europian, e fundit në 1996. Gjermania, edhe pse nuk konsiderohet si favoritja kryesore për të triumfuar në Euro 2024, ka avantazhin që luan në shtëpi.

Skocia ka përfaqësimin e katërt në finalet e Europianit dhe do të bëjë gjithçka për të surprizuar të zotët e shtëpisë edhe pse më parë nuk e ka kaluar ndonjëherë fazën e grupeve. Deri më tani të dy skuadrat janë përballur 17 herë, ku Gjermania numëron 8 fitore, 4 suksese janë të Skocisë dhe 5 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Në Grupin A janë edhe Zvicra e Hungaria, që do të luajnë nesër në orën 15:00, në Këln.

Tv Klan