Atletëve pjesëmarrës u ndalohen festat, grumbullimet dhe marredhëniet intime nga frika e Covid-19

Atletët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin nuk do të lejohen që të festojnë dhe ndërveprimi fizik do të limitohet në maksimum.

Autoritetet kineze kanë vendosur që të aplikojë masa të rrepta, ndërkohë që shqetësimi është rritur për përhapjen e Covid-19 gjatë eventit.

Olimpiada Dimërore do të mbahet në Shkurtin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që qasja për shmangien në maksimum të vatrave të infeksioneve do të jetë si ajo që aplikuan autoritetet japoneze në Olimpaidën e Tokios në verë.

Por marrëdhëniet intime mes sportistëve nuk do të lejohen, ashtu si edhe socializimet gjatë mbrëmjeve.

Organizatorët duan gjithashtu që pjesëmarrësit të mbajnë maska kurdoherë që është e mundur, të shmangin vendet me shumë njerëz dhe të përdorin mjete enkas për ta.

Kushdo nga atletët që nuk është vaksinuar, do të duhet që të qëndrojë 21 ditë në karantinë.

Klan News