Organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore vendosën që të mos ketë publik në evente nga frika e Covid-19

Organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022 kanë vendosur që të mos t’u shesin bileta qytetarëve, për shkak të frikës nga Covid-19.

Komuniteti Olimpik Ndërkombëtar ka tentuar që t’i bindë organizatorët që të lejojnë fansat vendas të marrin pjesë në eventin, që mbahet nga 4 deri në 20 Shkurt.

Por pak ditë pasi u vërtetua rasti i parë me Omicron në kryeqytetin kinez, organizatorët e Pekin 2022 kanë konfirmuar se nuk do të shiten bileta për publikun.

Por ka plane për një program të përshtatshëm që do të ftojë grupe spektatorësh që të jenë prezent në evente gjatë lojërave, edhe pse pritet që numri i tyre të jetë i reduktuar.

Ndërkohë që shitja e biletave te spektatorët e huaj është ndaluar tashmë.

Autoritetet vendosën që të merrnin një vendim të tillë nisur nga situata e rëndë e dhe e komplikuar për shkak të Covid-19 e që të sigurojnë shëndetin e të gjithë spektatorëve dhe pjesëmarrësve.

Edhe Lojërat Olimpike Verrore Tokio 2020 të zhvilluara në verën e shkuar u mbajtën pa spektatorë nga frika e Covid-19.

Klan News