Lajme Arkiva 2003

Një masakër e ndodhur rreth një vit më parë në Londër ka sjellë në Shqipëri dy hetues britanik të cilët e kanë përfunduar me sukses misionin e tyre, arrestimin e dy autorëve të kësaj masakre.

Ky është J.C. nga Peqini viktima, kufoma e të cilit u gjend me 35 goditje thikash në trup dhe sy të hequr. Është një vrasje me motiv tipik gjakmarrje. J.C. është zënë në kurth nga shoku i tij që jetonte në Londër dhe vëllai i personit që J.C. kishte vrarë në vitin 2000 në Peqin.

Për këtë vepër penale, J.C. ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Elbasanit me 12 vite burg, pasi mundi të largohej me dokumente false në Londër.

Gjatë kësaj kohe vëllai i viktimës ndodhej në Itali dhe ka planifikuar si të merrte vetë hakun e të vëllait, prandaj edhe ky me dokumente të falsifikuara udhëtoi drejt Anglisë dhe në bashkëpunim me shokun e Julianit, arriti të vriste këtë të fundit në banesën e tij.

Trupi u gjend disa ditë më vonë i hedhur pranë aeroportit. Autorët u arratisën pas ngjarjes në Shqipëri.

Kemi zbardhur me sukses vrasjen në Angli. Një shembull shumë i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar që kemi ndërtuar mes dy vendeve tona”.

Hetuesi britanik Richard Freeman ka falënderuar Prokurorinë e Përgjithshme shqiptare e cila bashkëpunoi për gjetjen e autorëve.

Freeman është ndër hetuesit e radhë të huaj që përcjell mesazhin që shumica e shqiptarëve që jetojnë në Angli janë njerëz të qetë dhe që jetojnë me punë.

Shumica e shqiptarëve që vijnë në vendin tonë jetojnë në qetësi dhe nuk përfshihen në çështje kriminale. Është një pjesë shumë e vogël e njerëzve tuaj të cilët vijnë në vendin tonë dhe kryejnë vepra penale”./tvklan.al